Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Financimi i partive politike, Celibashi: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit! Gonzato: Transparenca jep siguri! PS-PD bien dakord
ilirjan celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi foli sot për nevojën e një ligji të ri sa i përket çështjes së financimit të partive politike. Sipas Celibashit, duhet të ketë sanksione dhe gjoba për partitë që kanë përfituar financim pa raportuar, duke shtuar se nuk duhet as të marrin pjesë në zgjedhje. “Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit. Duhet të ketë gjoba që lidhen me përqindjen e fondeve publike të marra, pezullim të fondeve publike për vitin pasardhës, konfiskim fondesh e deri në përgjegjësi penale...