“Nuk fillojnë dot fluturimet Shqipëri-Kanada prej pezullimit të Ballukut”/ Reagimi i Ramës: Një tjetër arsye pse i jam drejtuar GJK

“Nuk fillojnë dot fluturimet Shqipëri-Kanada prej pezullimit të Ballukut”/ Reagimi i Ramës: Një tjetër arsye pse i jam drejtuar GJK

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mërkurë në X pas vendimit për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në postimin e tij, Rama e ka konsideruar vendimin si “absurd” dhe me pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e qeverisë. “Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik,” shkruan Rama. Ai shton se pezullimi i ministres po ndikon drejtpërdrejt në proceset e rëndësishme të shtetit: “Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka...