SHBA: Ballkani “fuçi” baruti. Të shtojmë prezencën, Shqipëria rrezikohet nga Rusia e Serbia

SHBA: Ballkani “fuçi” baruti. Të shtojmë prezencën, Shqipëria rrezikohet nga Rusia e Serbia

Komiteti i Punëve të Jashtme të Homës së Përfaqësuesve të SHBA-së i ka bërë thirrje administratës së presidentint Trump të shtojë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo pas vlerësimeve se Rusia përmes Serbisë, vijon përpjekjet për destabilitet. Kryetari republikan i nënkomitetit për Evropën, Keith Self  ngriti alarmin se përveç Ukrainës, Ballkani perëndimor është rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë. “Gjithë këto vite pas luftës, Ballkani Perëndimor mbetet një fuci baruti. Në rast të konfliktit të ripërtërirë, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, do të ishin drejtpërdrejt në shënjestër, duke shkaktuar potencialisht aktivizimin e Artikullit 5. Përmes përpjekjeve të sinkronizuara të mbrojtjes, vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar pengesa ushtarake dhe politike”, tha...