Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Takimi me Witkoff/ Putin nuk lëkundet, mblidhen me urgjencë ministrat e NATO-s
Pesë orë bisedime në Kremlin nuk mjaftuan për ta bindur Vladimir Putinin për planin 28 pikësh të paqes me Ukrainën, për miratimin e të cilit SHBA-ja është angazhuar maksimalisht. Presidenti rus u takua me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, i cili tanimë do të kthehet në Washington për ta informuar nga afër presidentin Donald Trump lidhur me rezultatet e bisedimeve. Më pas përfaqësues të SHBA-së, ndër ta edhe dhëndri i Trumpit Jared Kushner, sërish do të vendosin kontakte me Rusinë, e pohuar kjo nga këshilltari i Putinit Juri Ushakov. Ushakov i cilësoi bisedimet si konstruktive, me përmbajtje dhe të dobishme. Palët, sipas tij, nuk janë shumë larg një paqeje, por as edhe nuk janë afër një zgjidhjeje të konfliktit. Ka...