Debate në Komisionin e Ekonomisë, Agron Shehaj përplaset ashpër me Erion Braçen

Debate në Komisionin e Ekonomisë, Agron Shehaj përplaset ashpër me Erion Braçen

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debat mes deputetëve gjatë shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve të paketës fiskale. Ndërsa po diskutohej projektligji i rimbursimit të fermerit, deputeti Agron Shehaj kërkoi fjalën, po kryetarja Milva Ekonomi iu përgjigj duke sqaruar se prioritet kanë anëtarët e përhershëm, e më pas ata zëvendësues. “Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, sepse po na drejtohesh me ‘ju’. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e merrni pasi të sqarojmë ne që po punojmë për këtë çështje”, tha Milva Ekonomi, kryetarja e komisionit “Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose në kopsht dhe thoni: ‘Kush ka ardhur më shumë, do flasë...