Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shtyhet zbatimi i taksës së re të pronës, ministri Malaj: Në 2028 përfundojnë vlerësimet e ndërtesave, nis në 2030
Zbatimi i taksës së pronës do të fillojë në vitin 2030. Ministri i Financave Petrit Malaj nga eventi i mbylljes së projektit “ProTax Albania” bëri të ditur shtyrjen e këtij zbatimi me 2 vite pasi sipas tij procesi tranzitor i vlerësimit të pasurive të paluajtshme do të kërkojë një periudhë nga viti 2026-2028. Hartimi i projektligjit është gati sipas Malajt dhe së shpejti do t’i dërgohet këshillit të ministrave. “Sot, ne ndodhemi në një moment kyç. Kemi një sistem të ndërtuar dhe gati për t’u dorëzuar, një projektligj të hartuar sipas standardeve europiane, një bashkëpunim të konsoliduar me partnerët suedezë, dhe një vullnet të qartë institucional për të çuar përpara drejt fazës së fundit këtë reforme. Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë...