Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hetimi ndaj Mogherinit, a do të ndikohen 40 studentët që vazhdojnë mësimet në kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë?
Nga tre kampuset ku operon Kolegji i Europës, përveç Brukselit dhe Polonisë është edhe Shqipëria. Kampusi i Tiranës ushtron aktivitetin akademik në godinën Liria të Universitetit të Tiranës. Përballja e rektores së Kolegjit të Europës, Federica Mogherini me drejtësinë pas dyshimeve për konkurrencë të pandershme në tenderin në lidhje me një program 9 mujor trajnimi për diplomatët e rinj, ka shokuar jo vetëm Brukselin. Dhe pyetja që lind natyrshëm është “A e prek hetimi i Brukselit kampusin e Tiranës?” Top Channel mëson se në kampusin e Tiranës zhvillohet vetëm një program pasuniversitar “Masteri për Transformimin dhe Integrimin Europian”, i cili ka 40 studentë ndërkombëtarë përfshirë ata të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por përgjatë kësaj periudhe prej dy tri javësh janë në sezon provimesh dhe nuk...