Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Ekonomia shqiptare si në komunizëm, bie biznesi për herë të parë në 30 vjet
SYRI TV Të dhënat e fundit të ekonomisë së Shqipërisë janë tronditëse. Edhe pse flitet vazhdimisht për rritje apo qëndrueshmëri ekonomike, realiteti është krejtësisht zhgënjyes. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, që analizon kontribuuesit në ecurinë ekonomike, për herë të parë në 30 vjet, është shteti që mban në këmbë ekonominë e vendit, njësoj siç ndodhte në periudhën e sistemi komunist, duke treguar qartë rënien e biznesit Ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, gjatë vitit 2024, por nëse shihen kontribuuesit në këtë ecuri, realiteti është zhgënjyes. Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e...