Një Kushtetutë për Berishën, një Kushtetutë për Ramën

Një Kushtetutë për Berishën, një Kushtetutë për Ramën

Nga Petrit Vasili/ Sonila Bejtja paska pasur të drejtë, të paktën ti kërkojnë falje publike! Kushtetuesja rrëzoi edhe veten nga frika e Ramës! Gjykata Kushtetuese ka hyrë në një moment vërtet të turpshëm të saj. Gjykata Kushtetuese ka pranuar të gjykojë në themel kërkesën e Ramës për pezullimin e Ballukut duke poshtëruar veten. Po kjo Gjykatë Kushtetuese nuk legjitimoi 30 deputetë të opozitës, që bënë një kërkesë për Kryetarin e PD z.Sali Berisha me shpjegimin se individi vetë duhet ti drejtohej gjykatës sepse ai ishte penalizuar. E vetmja gjykatëse që pranoi legjitimimin e 30 deputetëve në atë kohe ishte Sonila Bejtja. Për faqen e zezë të tyre po të njëjtët Gjykatës Kushtetues, që rrëzuan 30 deputetët e opozitës tani rrëzuan veten dhe legjitimuan Edi Ramën...