Belgjika: Plani i BE-së për asetet e ngrira ruse, s’i adreson shqetësimet e saj

Belgjika: Plani i BE-së për asetet e ngrira ruse, s’i adreson shqetësimet e saj

Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prevot, përsëriti të mërkurën shqetësimet e vendit në lidhje me planin e BE-së për t'i dhënë hua Ukrainës fitimet nga asetet e ngrira ruse, duke theksuar se ato nuk po trajtohen "në një mënyrë të kënaqshme". "Kemi ndjesinë frustruese se nuk jemi dëgjuar; shqetësimet tona po minimizohen. Teksti që Komisioni do të paraqesë sot nuk i adreson shqetësimet tona në një mënyrë të kënaqshme", u tha Prevot gazetarëve përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Ai riafirmoi se ata e kishin konsideruar "në mënyrë të përsëritur" mundësinë e një kredie për dëmshpërblime "si më të keqen nga të gjitha", pasi është "e rrezikshme". "Nuk është e pranueshme të përdoren paratë dhe të na lihen vetëm përballë rreziqeve",...