Ç’po ndodh në PD? Kikia “skanon” situatën te selia blu pas “kafes revolucionare” të Salianjit

Ç’po ndodh në PD? Kikia “skanon” situatën te selia blu pas “kafes revolucionare” të Salianjit

Analisti Mentor Kikia, në një lidhje të drejtpërdrejtë, komentoi takimin e shumëpërfolur brenda PD-së, duke sqaruar se zhurma mediatike ishte shumë më e madhe sesa përmbajtja reale e ngjarjes. ” E vërteta është që ajo kafe që padyshim nuk ishte kafe por një përpjekje për të ekspozuar një frymë të një grupi drejtuesish të PD-së, kryesisht ish-kandidatë për deputetë që kishin marrë një numër të konsiderueshëm votash por nuk morën dot mandatin e deputetit. Përtej kësaj mendoj që bëri më shumë zhurmë sesa punë ose më saktë më shumë kishte një dëshirë dhe të atyre që komentuan që të ishte kështu siç po flasim dhe jo ashtu siç ishte në të vërtetë. Ato nuk është se ekspozuan një qasje të re në raport me lidershipin...