Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hetimet për tenderat/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Karçanaj do të merret në pyetje lidhur me hetimet e SPAK për abuzimet me 12 tendera të AKSHI-t. Gjatë dy javëve të fundit mësohet se janë thirrur për të dëshmuar më shumë se 20 persona, mes tyre punonjës dhe drejtues të AKSHI-t. Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në...