Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas strukturave, Berisha mbledh të premten në takim edhe aleatët
Pas strukturave, Sali Berisha do të mbledhë të premten aleatët e tij në një hotel në Tiranë. Takimi pritet që të mbahet në orën 13:00. Një ditë më parë, kreu i PD-së zhvilloi një takim me bazën demokrate në njësinë nr 9 në Tiranë. Cikli i takimeve të kryedemokratit vijnë në një kohë kur brenda partisë janë shtuar zërat kritikë ndërsa ish-deputeti Ervin Salianji do të nisë sot nga Durrësi bashkëbisedimin me demokratët.