Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kompensimi 10% i TVSH-së, Financat: Përmes autofaturave, përfitojnë 110 mijë fermerë
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nisi diskutimet nen për nen për projektligjet e paketës fiskale. Për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” që sjell skemën e kompensimit të TVSH-së te fermeri, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Arjana Dyrmishi shpjegoi se modeli i kompensimit për inputet është marrë nga Direktiva e 2006-s e BE-së e amenduar. “Skema e kompensimit të TVSH-së që propozojmë është opsionale, duke u mbështetur në dispozitat e Direktivës së BE-së 2006/112/EC, e cila parashikon këtë mekanizëm (të amenduar), si një mundësi e ofruar për vendet me zhvillim bujqësor. Qëllimi i saj është t’u krijojë mundësi fermerëve që nuk janë të regjistruar për TVSH të...