Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Apartamente e toka, sekuestrohen 9 pasuri të përfituara nga aktiviteti kriminal në Lezhë
prokuroria lezhe LEZHË- Nëntë pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale janë sekuestruar në Lezhë me vendim të Apelit të GJKKO-së. Bëhet fjalë për 9 pasuri, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë. Pasuritë në fjalë kanë një sipërfaqe totale prej 33 815 m², ndërsa në njoftim nuk jepen detaje dhe as nuk citohen emra se kujt mund t'i përkasin. Njoftimi i plotë: Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët...