Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Ligj për financimin e partive të miratohet brenda dhjetorit’, Celibashi: Reforma Zgjedhore të sigurojë transparencë
Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në Universitetin e Helsinkit. I pranishëm në konferencë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe ndryshimet duhet të bëhen me transparencë. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij bëri bilancin me problematikat e hasura dhe bëri thirrje që ligji i ri për financimin e partive politike të miratohet brenda dhjetorit. Dy bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi thanë se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, por konsensusi është i vështirë. Sipas të dhënave, në vitin 2024, 84 nga 135 nuk dorëzuan raport financiar,...