Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tirana “magnet” i bizneseve, ja si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, sot numërohen plot 408 mijë e 620 biznese aktive. Një shifër që tregon jo vetëm zgjerimin e sipërmarrjes shqiptare, por edhe energjinë e një ekonomie që po lëviz me ritme të reja. Sektori që dominon është tregtia, bashkë me riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, me 93 mijë e 827 biznese. Nga dyqanet e lagjeve, te qendrat e mëdha tregtare, ky aktivitet mbetet shtylla kryesore e qarkullimit ekonomik në vend. Pas tij vjen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 43 mijë e 660 subjekte. Rritja e turizmit, baret dhe restorantet e shumta, hoteleria në zgjerim, të gjitha tregojnë se “mikpritja” po kthehet në një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Industria përpunuese, me 20 mijë e 626...