Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lëvizja surprizë në Kushtetuese: Sonila Bejtja, vota që mund të rikthejë Belinda Ballukun
Kriza juridike për fatin e Belinda Ballukut ka hyrë në fazë tejet delikate, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për ankimin e qeverisë ndaj pezullimit të saj nga detyra, të vendosur nga GJKKO. Kolegji prej tre gjyqtarësh – Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja – u nda 2 me 1, çka e bllokoi filtrin paraprak dhe e detyroi çështjen të kalojë në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Sipas burimeve për Timoni.al vota kundër e Sonila Bejtjes nuk ka qenë rastësi, por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të saj për të ndihmuar Belinda Ballukun në betejën juridike me SPAK. Të njëjtat burime thonë se Bejtja konsiderohet personi që po lufton më fort për të rrëzuar pezullimin e Ballukut, duke u bërë “muri...