Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Stranger Things” sfidon trendin e AI: skena e shumëpërfolur realizohet pa inteligjencë artificiale
Në një kohë kur industria e filmit dhe televizionit po mbushet dita-ditës me përdorimin e inteligjencës artificiale në editime, efekte dhe transformime vizuale, “Stranger Things” po qëndron besnik metodave tradicionale. Seriali i famshëm i Netflix-it, i njohur për atmosferën “thriller-horror” dhe për përkushtimin ndaj detajeve praktike, ka befasuar publikun duke mos përdorur asnjë formë të AI-së në një nga skenat më të komentuara së fundmi. Bëhet fjalë për një skenë të rikthimit në kohë të personazhit Joyce, luajtur nga Winona Ryder. Fansat u bindën se pamja e aktores së re që shfaqej në skenë ishte krijuar me teknologji artificiale, për shkak të ngjashmërisë mbresëlënëse me Ryder-in e viteve të rinisë. Mirëpo, regjisori e ka mohuar plotësisht përdorimin e AI-së, duke zbuluar se ekipi ka zgjedhur...