Trump pezullon aplikimet për emigracion nga 19 vende jo-evropiane

Trump pezullon aplikimet për emigracion nga 19 vende jo-evropiane

Administrata Trump ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për imigracion nga shtetas të 19 vendeve jo-evropiane, duke përfshirë kërkesat për kartën e gjelbër dhe shtetësinë amerikane. Sipas memorandumit zyrtar, masa është marrë për shkak të shqetësimeve të rritura për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Vendet e përfshira në këtë pezullim janë të njëjtat që në qershor iu nënshtruan kufizimeve të pjesshme ose të plota të udhëtimit, ndërsa vendimi i ri shton barriera të tjera për imigracionin, një prioritet i deklaruar i presidentit Donald Trump. Në listë përfshihen Afganistanin, Burmën, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemeni. Memorandumi përmend sulmin e javës së kaluar në Uashington ndaj pjesëtarëve të Gardës Kombëtare, ku një shtetas afgan u arrestua si i...