Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria me sytë te e ardhmja, do blejmë e shesim produkte me kriptomonedha në vend të parave
Nga prodhimi te përdorimi, investimi apo këmbimi… Shqipëria do të ketë një ligj të ri për kriptomonedhat. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”. Baza e re ligjore zëvendëson atë të vitit 2020 “Për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, e cila nuk u bë kurrë e zbatueshme. Shahin Dokuzi, ekspert i tregut të monedhave virtuale, shprehet për A2CNN: “Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një...