“Kujdes financimin e partive”, Gonzato: Siguroni transparencë të plotë. Celibashi: Duhen ndryshime ligjore

“Kujdes financimin e partive”, Gonzato: Siguroni transparencë të plotë. Celibashi: Duhen ndryshime ligjore

Partitë politike duhet të tregohen më transparente sa i përket financimeve. Ky ishte mesazhi i ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili theksoi  se raportimi i burimit të parave është i domosdoshëm për një konkurrencë të drejtë. “Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të çuar përpara reformat që sigurojnë transparencë në financimin e partive dhe fushatave, forcojnë mbikëqyrjen e pavarur, adresojnë nevojën për të parandaluar abuzimin e burimeve publike për qëllime zgjedhore, nevojën për të mbështetur debatin publik të bazuar në fakte dhe për të mbrojtur konkurrencën zgjedhore nga ndikimi i padrejtë, duke përfshirë edhe në sferën dixhitale”, tha Gonzato. Të njëjtën linjë mbajti dhe kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i cili ngriti shqetësimin se partitë politike nuk pasqyrojnë...