Punimet e COSAC, Vokshi: Shqipëria të ecë drejt standardeve evropiane, jo përmes atyre të dyfishta

Punimet e COSAC, Vokshi: Shqipëria të ecë drejt standardeve evropiane, jo përmes atyre të dyfishta

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në punimet e plenarit të 74 të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Europian (COSAC) të mbajtur në Kopehagen në 30 nëntor 2025, ku ka mbajtur një fjalë mbi rrugën europiane të Shqipërisë dhe rëndësinë e standardeve demokratike në procesin e integrimit. Në këtë takim ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Europian dhe qindra parlamentarë. Në fjalën e saj, deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se aspirata e Shqipërisë është të bëhet një vend i krahasueshëm me Danimarkën, e cila konsiderohet model i shtetit të së drejtës dhe i mungesës së korrupsionit. Ajo theksoi se ‘rruga drejt Danimarkës’, simbolizon përpjekjen për çrrënjosjen e korrupsionit dhe vendosjen...