Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Përshtatën lokalin për organizimin e lojrave të fatit! Në pranga administratori dhe menaxheri, nis hetimi edhe për dy klientët
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Bilisht. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi kishin përshtatur një lokal në ambient ku organizoheshin lojëra fati. Si rezultat i kësaj në pranga është vënë administratori i lokalit 45 vjeç dhe menaxheri i lokalit 26 vjeç, të dy banues në Bilisht. Mbi administratorin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ndërsa për menaxherin, rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga hetimet ka rezultuat se 45-vjeçari kishte...