Të shtënat me armë ndaj biznesit, zbardhet ngjarja në Kukës: Autorët babë e bir, njëri në pranga e tjetri në kërkim (EMRAT)

Të shtënat me armë ndaj biznesit, zbardhet ngjarja në Kukës: Autorët babë e bir, njëri në pranga e tjetri në kërkim (EMRAT)

pamje nga vendngjarja KUKËS- Një person ka rënë në prangat e policisë së Kukësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të ngjarjes së mbrëmjes së 27 nëntorit, kur u raportuan të shtëna me armë në drejtim të një biznesi. Sipas njofitmit të bluve, autorët, babë e bir, 59 dhe 26-vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit. Në pranga ka rënë 59-vjeçari Xheme Mena, ndërsa djali i tij 26-vjeç Misin  Mena është shpallur në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë gjatë operacionit. Gjithashtu është sekuestruar automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale. Njoftimi: Kukës/...