Bastoni admiron Gvardiol: Rivali më i vështirë për t’u markuar është Yamal

Bastoni admiron Gvardiol: Rivali më i vështirë për t’u markuar është Yamal

Alessandro Bastoni, në intervistën për “Rivista Undici”, foli për evolucionin e tij si lojtar: “Ishte diçka natyrale. Tek Atalanta pashë Toloin, pastaj tek Inter me Conten, Inzaghi dhe Dimarco automatizmat u rritën. Dallimi im është cilësia me topin dhe zgjedhja e saktë”. Ai thotë se inteligjenca ndihmon shumë në ndryshimin e rolit dhe se mbrojtësi modern ka gjithnjë e më shumë detyra sulmuese: “Admiroj Gvardiolin, edhe Calafiori po e bën shumë mirë”. Për vlerësimin e tij të lartë në merkato, Bastoni ruan qetësinë: “Një ditë je më i forti, tjetrën më i dobëti”. Sa i përket kombëtares, ai thekson ndryshimet me futbollin e klubit: “Në kombëtare ka më pak sintoni, është normale. Gattuso është i drejtpërdrejtë, na duhej pikërisht kjo”. Tek Interi ndihet tashmë lider:...