Agjenti i lojtarit: S’ka asnjë shans që ai të largohet nga Milan në merkaton e janarit

Agjenti i lojtarit: S’ka asnjë shans që ai të largohet nga Milan në merkaton e janarit

3 Dhjetor 2025 13:22 Telesport Thashethemet për transferime vazhdojnë të qarkullojnë rreth Santiago Gimenez. Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, po e mban lojtarin të sigurt. “Nëse Premier League e dëshiron, nuk jam e befasuar që e duan. Më duket normale që një, dy ose tre klube janë të interesuara, por ideja e largimit të tij nga Milan nuk ekziston“, tha ajo për ESPN. “Nuk ka pasur asnjë moment ku Milan më ka thënë se diçka nuk shkon. Sa herë që shtypi entuziazmohet shumë, unë telefonoj Milan dhe ata gjithnjë më përgjigjen: ‘Jo, jemi mirë, gjithçka është në rregull, faleminderit.'”, tha Pimenta.