Barcelona këmbëngul për Fisnik Asllani, bomberi kosovar ka një klauzolë të përballueshme

Barcelona këmbëngul për Fisnik Asllani, bomberi kosovar ka një klauzolë të përballueshme

3 Dhjetor 2025 13:54 Alfred Lleshi Barcelona ka si prioritet gjetjen e një qendërsulmuesi për të zëvendësuar Robert Lewandowski (37 vjeç), nëse polaku largohet në fund të kontratës. Përveç emrit të preferuar Julián Álvarez, klubi ka edhe alternativa më të lira. Një prej tyre është Fisnik Asllani, sulmues 23-vjeçar i Hoffenheim, i cili në Gjermani lidhet gjithnjë e më shumë me Barçën. Sipas “Sky Sport”, Barcelona është një nga klubet e interesuara për transferimin e tij, lojtari kosovar ka një klauzolë lirimi prej 25–29 milionë eurosh, e aktivizueshme në verë. Shifra ndryshon sipas pozicionit të klubit në ligë apo pjesëmarrjes në gara europiane. Edhe Bayern Munich me Borussia Dortmund po e ndjekin lojtarin, ndërsa një kalim në Premier League shihet pak i mundshëm. Asllani deklaroi...