Vogëlushja shqiptare shkëlqen në Itali, fiton “Zecchino d’Oro 2025”

Vogëlushja shqiptare shkëlqen në Itali, fiton “Zecchino d’Oro 2025”

Emma Dakoli fiton “Zecchino d’Oro 2025” me këngën “Ci pensa il vento” Edicioni i 68-të i Zecchino d’Oro u mbyll me triumfin e Emma Dakolit, 9-vjeçares me origjinë shqiptare, prindërit e së cilës janë emigrantë nga Durrësi. Ajo rrëmbeu zemrat e publikut dhe jurisë me këngën “Ci pensa il vento”, duke u shpallur fituese e festivalit të zhvilluar në Antoniano të Bolonjës nga 28 deri më 30 nëntor 2025 dhe të transmetuar në Rai 1, me finalen e prezantuar nga Carlo Conti. Kush është Emma Dakoli? Emma jeton në Monza dhe këndon në korin MiMiSol. Zëri i saj i sigurt dhe plot dritë u vlerësua menjëherë nga kritikët dhe publiku, duke e çuar drejt podiumit të parë. Ajo ka treguar se ëndërron të bëhet këngëtare,...