Panik në Belsh/ Një gropë gjigante ‘gllabëron’ tokën pranë banesave, banorët në alarm kërkojnë ndërhyrje urgjente

Panik në Belsh/ Një gropë gjigante ‘gllabëron’ tokën pranë banesave, banorët në alarm kërkojnë ndërhyrje urgjente

Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit. Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike. Fenomeni ka ngjallur panik tek banorët të cilët ndihen të pasigurt teksa dita ditës gropa u afrohet banesave dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat e emergjencave. Në 360 km2 zona e Dumresë është kartike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres. Duket sikur fenomeni po bëhet i shpeshtë teksa në Qershor të këtij viti një gropë e ngjashme u hap në fshatin Dëshiran ndërsa në maj të vitit 2022 një gropë u...