Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Çdo gjë e shkëlqyer”/ Mirëpritet monodrama e aktorit të “Portokalli”, Ledjo Lako
Në Teatrin “Bylis” të Fierit u mirëprit mbrëmjen e djeshme shfaqja “Çdo gjë e shkëlqyer”, një vepër që u ndoq me shumë interes nga publiku fierak. Aktori i njohur i trupës së “Portokalli” Ledjo Lako, nën regjinë e Altin Bashës, solli një performancë të veçantë, ku loja aktoriale ndërthurej vazhdimisht me ndërveprimin me spektatorët, të cilët në disa momente u bënë pjesë aktive e shfaqjes. “Çdo gjë e shkëlqyer” është një monodramë që trajton me delikatesë temat e dashurisë, vështirësive emocionale dhe gëzimeve të vogla që e mbajnë njeriun të lidhur me jetën. Ngjarja rrëfehet përmes një liste simbolike “gjërash të shkëlqyera”, e cila nis nga kënaqësitë më të thjeshta dhe vazhdon të zgjerohet gjatë viteve, duke u bërë një mënyrë reflektimi dhe përballje me...