Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
LAJM I FUNDIT/ “U dhunua Ernest Gjoka dhe lojtarët tanë”! Skënderbeu braktis ndeshjen pas skandalit: Kështu nuk luajmë futboll
Momente dhune dhe situata të padëshiruara kanë ndodhur në Kategorinë e Parë. Përpara takimit mes Ilirsë dhe Skënderbeut, ka ndodhur pikërisht ajo që nuk duhej. Një tension i mbartur nga më herët pasi Skënderbeu kishte fituar 2-0 në një takim paaradhës. Ndërkohë sot përpara takimit, në dhomën e zhveshjes ka ndodhur edhe skena jo e bukur. Disa pjesëtarë të Ilirsë kanë dhunuar Ernest Gjokën, por jo vetëm këtë trajner, por edhe lojtartët Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata. E menjëhereshme ishte edhe deklarata me reagimin e Skënderbeut që pak minuta më parë ka shkruar se kështu nuk mund të luhet futboll. “DEKLARATËReagim i klubit KF Skënderbeu.Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen...