Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja

Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja

Në “Redi Maloku” nuk pritej kjo. Duhej të ishte një prej përballjeve më të forta sportive të javës së 14-të në Kategorinë e Parë, por Iliria–Skënderbeu u parapri nga një skenë ku sporti ia la vendin dhunës, frikës dhe absurditetit. Para se skuadrat të dilnin në tapetin e gjelbër, arena u ndez në dhomat e zhveshjes. Trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët Saleh Nasr, Altin Ukiç dhe Mario Gjata u sulmuan barbarisht, në një episod të papranueshëm që godet jo vetëm Skënderbeun, por vetë frymën e futbollit. Sulme që s’kanë vend në asnjë stadium, aq më pak në një ndeshje që duhej të vendoste ritmin e kryesuesve dhe ambiciet e ndjekësve. Tensioni nuk lindi sot. Edhe ndeshja e parë në Korçë kishte shenja të forta nervozizmi,...