Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha: Brukseli të hetojë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e kampusit në Tiranë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u bëri thirrje autoriteteve belge që “të hetojnë marrëveshjen e fshehtë Rama–Mogherini për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë”. “Duke shprehur vlerësimin më të lartë për EPPO, OLAF dhe prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, ju bëj thirrje të hetojnë marrëveshjen e fshehtë Rama–Mogherini për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë”, tha Berisha, shkruan A2. “Ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha emailet dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe, në veçanti, të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduar Sky ECC, Matrix, të cilët është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar. Shqiptarët do ta vlerësonin shumë...