Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin në aksin Maliq-Lozhan, arrestohet punonjësi i Policisë

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin në aksin Maliq-Lozhan, arrestohet punonjësi i Policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë pasi përplasi për vdekje një këmbësor në aksin Maliq-Lozhan, një ditë më parë. Efektivi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 68-vjeçari ishte duke kaluar rrugën teksa u përplas. Njoftimi i policisë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal. Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në...