Rikthehet transporti publik në Prishtinë pas më shumë se një jave mungesë

Rikthehet transporti publik në Prishtinë pas më shumë se një jave mungesë

Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se një javë pasi i kishin lënë banorët e kryeqytetit të Kosovës pa transport publik, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes komunës dhe Qeverisë në detyrë. Trafiku Urban në Prishtinë njoftoi të martën vonë se do ta rifillonte punën dhe autobusët e tij u panë duke qarkulluar nëpër rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së mërkurës. Në njoftimin e saj, Trafiku Urban theksoi se po rifillonte shërbimet pasi kishte nisur ndarja e mjeteve nga Ministria e Financave në detyrë dhe pagesa e faturave dhe borxheve nga Komuna e Prishtinës ndaj tij dhe transportuesve privatë. “Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të...