“Pena e Shkodrës” vijon rrugëtimin, del në librari volumi i 10- të jubilar, i mbështetur nga Bashkia Shkodër

“Pena e Shkodrës” vijon rrugëtimin, del në librari volumi i 10- të jubilar, i mbështetur nga Bashkia Shkodër

Nga dita e sotme, “Pena e Shkodrës”, një botim voluminoz dhe shumë serioz për letërsinë shqiptare, është në libraritë e qytetit të Shkodrës. Tashmë në volumin e 10- të të saj, “Pena e Shkodrës” është rreshtuar me dinjitet në lëminë e botimeve të fushës. Në këtë numër jubilar, i cili është mbështetur nga Bashkia e Shkodrës, do të mund të gjeni krijimtarinë e emrave të mirënjohur si Alfred Çapaliku, Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Xhabir Tabaku, Kolec Traboini, Namik Dokle, Xhahid Bushati, Zija Çela, Enkel Demi, Frano Kulli e shumë e shumë autorë. Ashtu siç edhe volumet e tjera, nga numri 3 e deri më sot, antologjia periodike “Pena e Shkodrës” vijon të publikohet nën kujdesin e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj....