“Det i thellë blu” vepër e dramaturgut Terence Rattigan në skenën teatrore

“Det i thellë blu” vepër e dramaturgut Terence Rattigan në skenën teatrore

“Det i thellë blu” një dramë  mbi dashurinë dhe humbjen këtë dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit  Terence Rattigan, që shënoi premierën në muajin nëntor në skenë me regji nga Rovena Lule vijon për publikun dhe në datat 3, 4, 5, 6, 7 dhjetor në mbrëmje. Në ngjarjet e dramës, Ester gruaja e një gjyqtari të respektuar, që braktis gjithçka për dashurinë e një piloti të ri. Por pasioni i saj kthehet në dëshpërim dhe e çon drejt një përplasjeje mes jetës, dashurisë dhe vetvetes. Aktorë në role janë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu. “Det i thellë blu” është një nga veprat më të fuqishme të dramaturgut britanik Terence Rattigan,...