Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për të katërtën ditë aksi Kakavijë-Janinë
KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë kufitare, bllokimi i aksit do të nisë që nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, gjatë kësaj fashe orari do të lejohen për qarkulim vetëm automjetet e emergjencës. Njoftimi: Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do...