Berisha: Mogherini dhe Rama, të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë

Berisha: Mogherini dhe Rama, të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë

Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme Edi Ramën se është i implikuar në skandalin e Kolegjit Europian në Tiranë, për të cilin u arrestua mikesha e tij Federika Mogherini. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit. “Pas skandalit të vjedhjes së 50 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë në tenderin e tunelit të Llogarasë nga Ramaduro dhe Lubi Balluku, plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona...