“Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: BE  të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer

“Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: BE të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga Prokuroria e BE-së për të hetuar e-mail dhe SMS që, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer me Federica Mogherini, për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Shqipëri. Sipas Berishës, ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Mogherini, ndërsa bëri thirrje gjithashtu të hetohen “komunikimet e tyre me telefona të koduara SkyEcc, Matrix të cilat është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.” Berisha theksoi gjithashtu se ish-shefja e diplomacisë europiane ka lobuar për kryeministrin Rama. Berisha: Prokuroria Publike Europiane, ju bëj thirrje të hetojmë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e Kolegjit Evropian në Tiranë, Ju bëj thirrje të hetojnë email, sms që Rama ka shkëmbyer me Mogherini dhe në veçanti...