Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Financimi i partive politike, Gonzato: Transparenca mbyll hapësirat për korrupsion
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalën e mbajtur në tryezën, për financimin e partive politike dhe reformën zgjedhore, foli për të dy nismat. Gonzato u shpreh se transparenca në financimin e partive politike është shumë e rëndësishme, pasi mbyll hapësirat për korrupsion. “Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. BE është krenare, që mbështet këtë proces. Jemi në një moment kritik për Shqipërinë, kur pritet që vendi të ecë përpara në mbylljen e kapitujve drejt BE-së. Duhet të mbrohet konkurrenca e pandershme në zgjedhje. Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë dhe institucionet nga çdo ndërhyrje e huaj e mundshme. Transparenca...