Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s. Takimi i sotëm i Ministrave të NATO-s konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike. “Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar për forcimin e sigurisë kolektive”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga selia e NATO-s. Spiropali thekson se “Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.” “Ne dhe aleatët mbetemi të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës, harmonizimin e procedurave dhe rritjen e...