Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje nga Policia Federale e Flandrës Perëndimore, në Belgjikë. Marrja në pyetje e Mogherinit u bë si pjesë e hetimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian për mashtrim të dyshuar në lidhje me trajnimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj. Kreu i Kolegjit të Evropës në Bruge, Stefano Zegretti dhe ambasadori Stefano Sannino (ish-Sekretar i Përgjithshëm i EEAS), u liruan gjithashtu. Mogherini, Sannino dhe Zegretti janë informuar zyrtarisht për akuzat kundër tyre. “Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Kriminale Belge, të tre u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre, të cilat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe...