Zgjidhen emrat e anëtarëve të rinj të KED

Zgjidhen emrat e anëtarëve të rinj të KED

Janë zgjedhur këtë të mërkurë emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që është hedhur në Presidencë, u zgjodhën Fiona Papajorgji dhe Marjana Senimi nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa nëse njëri prej tyre mungon atëherë anëtar zëvendësues është Gent Ibrahimi Nga Gjykata e Lartë Ilir Pandën, që do ta zëvendësojë Medi Bici. Panda do të jetë edhe drejtuesi i KED për vitin 2026. Gjatë shortit që u mbikëqyr nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, anëtarja nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alfred Progonati, ndërsa zëvendësues Anila Leka. Goglat shortuan Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi mes mbi 50 kandidatëve të Gjykatave të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Selvie Gjoçaj....