Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kongresi i SHBA: Në rast lufte, Shqipëria shënjestër në Ballkan, Trump të angazhohet..
Administratës Trump po i kërkohet të shtojë angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, thirrje kjo që erdhi nga pjesëmarrësit e diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të cilët konsiderojnë se kjo lëvizje do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit ku sipas tyre, Rusia përmes Serbisë është faktor themelor paqëndrueshmërie. Në çelje të seancës dëgjimore, kryetari republikan i Nënkomitetit për Europën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Europë”. Marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka i mundëson Rusisë ta minojë akoma edhe me tej Bashkimin Europian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e...