Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hidhet shorti i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ilir Panda do të jetë kryetar për vitin 2026
ilir panda TIRANË- Janë zgjedhur këtë të mërkurë emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që është hedhur në Presidencë, Fjona Papajorgji është zgjedhur anëtarja e parë e përhershjme e KED. Marjana Semini anëtarja e dytë përfaqësuese nga Gjykata Kushtetuese, anëtarja e përhershme. Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues i këshilleve të emërimeve në Drejtësi. Pas hedhjes së shortit Ilir Panda zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë dhe sipas ligjit do të jetë kryetar i Këshillit për vitin 2026. Valbon Cekrezi zgjidhet anëtar zëvendësues i KED-së. Gjithashtu shorti u hedh edhe për zgjedhjen e një anëtari të këshillit përfaqësues i prokurorisë, ku kanë marrë pjesë 9 anëtarë, prej të cilëve u zgjodhën; Alfred Progonati zgjidhet anëtar i Këshillit...