Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje, reagon ashpër ambasada amerikane në Prishtinë
Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Kështu është shprehur ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sipas të cilës të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. “Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, shkruan ambasada amerikane në Facebook. Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Nga 24 që aplikuan më parë, vetëm dy nuk u pranuan, dhe ato janë NISMA, e cila përmbushi të gjitha kriteret...