Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Vijojnë përplasjet mes partive politike në vend, në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Gazetarja Klesiana Omeri bën me dije për Klan News se Partia Socialiste ka konfirmuar se nuk do ta pranojë formulën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Formula e PD-së parashikonte, që opozita të propozojë gjashtë kandidatura, tre të zgjidheshin nga PS dhe një të votohej në seancë plenare. Sipas PS-së, të gjithë emrat që kanë mbledhur firmat e nevojshme do të shkojnë për votim në seancë plenare. Votimi për zgjedhjen e Avokatit te Popullit pritet të bëhet në datë 11 dhjetor.