Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Berisha: Analizë brenda PD, por jo gjueti shtrigash
Berisha: Analizë brenda PD, por jo gjueti shtrigash Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nisi sot takimet në bazë për analizën e zgjedhjeve të 11 majit. Në një takim në njësinë 9 në TIranë, Berisha tha se nuk duhet të ketë gjueti shtrigash, por një analizë të drejtë për punën e gjithësecilit brenda partisë. “Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të...